Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Demokratët e rinovuar shohin Partinë Socialiste, si fajtoren kryesore për mos zbatimin e reformës zgjedhore. Megjithatë, kreu Dashamir Shehi nuk lë a faj as disa forca opozitare, që sipas tij kërkojnë të nxjerrin përfitime elektorale nga kjo situatë.

Dashamir Shehi: “Komisioni bipartizan, i cili presupozohesh që do të rregullonte kodin zgjedhor, nuk po prodhon asgjë tjetër, vetëm fushatat e zakonshme PS-PD. PDRN vëren gjithashtu se jeta parlamentare është bllokuar prej shumë kohësh dhe bashkë me të dhe jeta e institucioneve ekonomike dhe financiare të vendit.”

PDRN gjykoi gjithashtu, se Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e iniciuar nga pretendenti i fronit mbretëror Leka i Parë është shenjë gjallërimi në kampin opozitar./tvklan.al

Gazetare: Danjela Kostandini