Fustanet transparentë dhe veshjet shumëngjyrëshe janë baza e koleksionit të ri të veshjeve për vajza dhe gra, Pranverë – Verë 2025, të modës së Viktoria Beckhamit dhe shtëpisë së modës që mban emrin e saj.
Koleksioni i ri u prezantua gjatë javës së modës së Parisit, në parkun e famshëm “Bois de Boulogne” në periferi të kryeqytetit francez.
Modelet prezantuan bluza me shpatulla të zbuluara, fustane asimetrikë dhe pantallona me prerje që zgjerohen në pjesën e poshtme.
Vetë Viktoria Beckham doli nga një ndërtesë neoklasike që ndodhet në park dhe i përshëndeti të pranishmit në rolin e stilistes, në fund të sfilatës.
Java e modës së Parisit përmbyllet më 1 Tetor pasi të gjitha markat e famshme të modës luksoze franceze, të kenë ekspozuar koleksionet për vitin e ardhshëm.
Tv Klan