David Moyes është rikthyer në drejtimin e Everton pas më shumë se 10 vitesh.

61-vjeçari është vendosur të zëvendësojë Sean Dyche, i cili u shkarkua të enjten pasi një fillim i vështirë i sezonit dhe ku skuadra përballet me rrezikun e rënies nga kategoria.

Everton është aktualisht në vendin e 16 në tabelën e Premier Ligës, një pikë mbi zonën e ftohtë.

Së fundmi trajneri skocez ishte në drejtimin e West Ham United. Nën udhëheqjen e tij kjo skuadër fitoi Conference League në sezonin 2022-2023.

Tashmë duket se ka shprehur gatishmërinë të marrë përsipër një skuadër të Evertonit që ka fituar vetëm tre ndeshje në kampionat këtë sezon dhe lufton kundër rënies.

Ndeshja e parë për të do të jetë kundër Aston Villa të mërkurën.

Tv Klan