Fabio Capello, nuk i ka kursyer kritikat ndaj trajnerit Pep Guardiola. Duke folur për “El Mundo”, tekniku italian e cilësoi si tepër arrogant Guardiolën, duke thënë se e ka dëmtuar futbollin.

Capello tha se arroganca e treguar nga Guardiola, i ka kushtuar atij disa Champions League.

“Kur unë isha trajner dhe ai lojtar, erdhi njëherë dhe më shpjegoi si duhet ta bëja punën. Nuk e kam problem ta them se ka bërë gjëra të mrekullueshme, siç ishte revolucioni te Barcelona. Megjithatë tek ai nuk më pëlqen arroganca e tij te Manchester City dhe Bayern Munich.

Thotë se fiton ai dhe jo lojtarët. Kjo arrogancë i ka kushtuar atij disa Champions League. Ai ka shkaktuar dëme të mëdha në futboll, sepse për 10 vite të gjithë u munduan ta imitojnë”, deklaroi Capello.

Sezoni aktual është një nga më të vështirët e Guardiolës si trajner, pasi po përballet me vështirësi të mëdha te Manchester City.

/tvklan.al