Java e katërt e spektaklit “Love Story” në Tv Klan rezervon takime romantike mes fronistëve dhe konkurrentëve.

Dea ka përzgjedhur Andin në një takim romantik dhe kanë shkuar në një restorant në malin e Dajtit. Ata kanë diskutuar për jetën e tyre personale duke ndarë me njëri-tjetrin detaje nga eksperiencat e mëparshme.

Andi tregon se është shumë i lidhur pas familjes gjithashtu edhe Dea ka një lidhje të veçantë me gjyshen nga ana e babait.

Andi: Isha kurioz si ka mundësi që më zgjodhe kaq vonë dhe pse më zgjodhe?

Dea: Më je dukur djalë i shkathët, edhe në studio që të kam parë më je dukur i sinqertë, i çiltër. Lëre pastaj që më shkruante daja nga jashtë që do zgjedhësh Andin se është çun flori, është rritur me trahana si të gjithë ne. Kështu që edhe familjarët e mi të kanë të preferuarin aty, është njëplus i madh ky.

Andi: Paska mbaruar gjysma e punës, kështu mendoj unë.

Dea: Ty vetë të ndikon familja?

Andi: Jam shumë i lidhur pas familjes. Me babain zihem shpesh, bie nëkontradita.

Dea: Të ka ndikuar me ndonjë zgjedhje specifike?

Andi: Për herë të parë nga Shqipëria duhet të dilnin “baywatch” i parë, arrita të bëhesha instruktor. Bëra përsëri 4 vite trajnim si instruktor dhe më pas mora gradën oficer. Tani kam të drejtë të trajnoj 149 vende të botës.

Dea: Bravo, shumë mirë. Urime zoti kapiten!

Andi: Ti si i ke marrëdhëniet me familjen?

Dea: Kam gjyshen nga ana e babit që jeton këtu dhe jam shumë e lidhur. Ka patur një aksident me makinë, detyrimisht e çuam në spital edhe asnjë nga doktorët as nuk na i hidhte sytë fare dhe na thoshin që na duhet një burrë që të merremi vesh. Ka qenë një situatë shumë e tmerrshme...

Andi: Unë jam disi i përkëdhelur sepse jam fëmija i pleqërisë.

Dea: Do i mbash ti prindërit?

Andi: Po do kujdesem për ta.

Dea: Në një shtëpi me ne të dy do jetojnë?

Andi: Të them të drejtën nuk më pëlqen të jetoj në një shtëpi me prindërit.

Dea: Ata duan të jetojnë në një shtëpi me ty, me nusen tënde të ardhshme?

Andi: Ata më thonë rri vetëm, nuk duam të dëgjojmë. Se kanë merak pjesën e nuseve se ça nuse do bjerë në shtëpi, si do të jetë nusja edhe ata nuk më pengojnë asnjëherë. Si e shikon të ardhmen?

Dea: Më ka pëlqyer edhe tek klipi kur ke thënë dua tëkem dikë me të cilën të punojmë bashkë, të rritemi bashkë.

Dea: Të kthehemi pak tek dashuria se dëgjova tek klipi qëke thënë desh ngece për pak, a kishe rrezikuar me një histori dashurie?

Andi: Nuk kisha menduar kurrë se do kisha një lidhje dashurie, e kisha nisur si çdo hap tjetër në jetë pastaj duke u njohur, duke dalë filluan ato kontaktet e para, puthjet, përqafimet. Ishte fillimi që kisha marrë një shtëpi në Tiranë bashkë me motrën. Për të mos shkuar në hotel apo ishte koha shumë e shkurtër dhe futemi tek shtëpia, aty motra reagoi pak keq. Patëm një debat ashtu filluam pastaj dhe kjo ishte fundi I historisë. Ajo ishte vetëm njëra nga arsyet e kupton? Pastaj zbulova dhe shumë gjëra të tjera, të gjitha buzëqeshin, janë të bukura, por fshehin shumë gjëra brenda, shumë të mistershme.

Dea: Pse çfarë fshihte kjo vajza?

Andi: Kjo goca kishte qenë e fejuar për vite me radhë dhe momenti që ne ishim njohur ajo sapo ishte ndarë fizikisht, por jo shpirtërisht.

Në fund të takimit ata u përqafuan dhe u puthën me njëri-tjetrin duke i premtuar takimin e radhës në Sarandë. /tvklan.al