Debat dhe ankesa në konferencën e gjyqtarëve për zgjedhjen e 5 anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Pas mbarimit të mandatit të 5 anëtarëve të këtij këshilli, pranë konferencës janë paraqitur 20 kandidatë, ndër ta dhe dy gjyqtarë, të cilët nuk janë dekretuar më parë nga presidenti si gjyqtarë të Krimeve të Rënda. Artan Gjermeni është përjashtuar nga konkurimi dhe pretendon se i është mohuar e drejta për t’u ankuar.
Artan Gjermeni: “Padrejtësia qëndron në faktin se vendimi është i pashqyrtuar e pa të drejtë ankimi. Të nderuar gjyqtarë, antarë të konferencës gjyqsore, mbase në një kohë tjetër nuk do t’i isha drejtuar kësaj konference siç po i drejtohem, po ashtu si nga mosdekretimi i Presidentit të Republikës megjith, me detyrën e gjyqtarit të Krimeve të Rënda Tiranë ashtu dhe nga vendimi refuzus i këshillit ekzekutiv të kësaj konference, e ndjej veten thellësisht të fyer pasi çmohet se e drejta për karrierë e konkurim më i ancëonuar duke më dëmtuar rëndë nderin dhe dinjitetin.”
Pas kësaj 19 kandidatët që marrin pjesë në konkurim janë prezantuar përpara gjykatësve sëbashku me idetë e tyre për punën e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ilir Panda, Zëvëndëskryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, u ka kërkuar gjyqtarëve të zgjedhin duke qëndruar larg debatit të grupeve shoqërore dhe politike.
Ilir Panda: “Ju gjykoni, por mos harroni se ju jeni të gjykuar. Jua kam thënë edhe njëherë tjetër ministrat vijnë dhe shkojnë, magjistrat mbeten.”
Pas kësaj ka filluar procesi i votimit për zgjedhjen e 5 kandidaturave më të vlerësuara./tvklan.al