Shanset që dy partitë e mëdha të kalojnë me konsensus projektligjin e dosjeve javën tjetër duken të pakta. Dy relatorët e komisionit të ligjeve të zgjedhur për të integruar në një draft të vetëm 3 propozimet e dorëzuara në kuvend 3 vjet më parë nuk kanë rënë dakord në 2 pika shuam të rëndësishme të projektligjit.

Aldo Bumçi: “Çështja e parë është, a duhet të kontrollohen personat që janë kontrolluar, janë verifikuar një herë nga ky ligj? Propozimi i palës socialiste është që meqenëse janë kontrolluar një herë, nuk ka pse të kontrollohen përsëri, qëndrimi jonë është që duhet të kontrollohen përsëri. Problemi i dytë përsëri dhe ky parimor është, nëse ndodh verifikimi dhe rezulton që X zyrtarë i lartë rezulton të jetë i papajtueshëm për shkak të aktivitetit të mëparshëm. A duhet të vazhdojë të qëndrojnë detyrë? Qëndrimi jonë është që ai s’mund të vazhdojë të qëndrojë në detyrë, qëndrimi i Partisë Socialiste, mandateve kushtetuese nuk mund të kufizohen janë zgjedhur me kritere të tjera dhe ne nuk mund t’ia kufizojmë, ne thjesht e bëjmë publik.”

Arben Isaraj: “Që ky ligj nuk është ligj për hapjen e dosjeve, ky është një ligj lustrimi, i cili në Shqipëri jepet në të gjithë vitet që ka ndodhur ka filluar në 95 dhe ka përfunduar në 2001. E dyta ne mendojmë që fokusi i ilustracionit duhet të vihet mbi kërcënimet përballë të drejtave themelore ë njeriut dh procesit të demokratizimit në vend. Lustracioni nuk do të përdoret për pozicione zyrtare me zgjedhje përveçse kur kandidati e kërkon vetë këtë gjë. Skualifikimi për një pozicion zyrtar bazua në lustracionin nuk mund të zgjasë më shumë se 5 vjet.”

Spiro Peçi: “Ne s’kemi pse ngatërrohemi me procedura, Me korrupsione, me autoritete, ne kemi një arkiv shteti tashmë të gjithë dokumentacionet që kanë të bëjnë pikërisht me këtë lloj ai aktiviteti të përcaktojnë që të zbatohen rregullat për njohjen e individëve apo të institucioneve me materialet me dosjet të cilat janë të arkivuara në arkivin e shtetit.”

Kryetari i komisionit të Ligjeve zoti Beja ka kërkuar kalimin e shqyrtimit nen për nen të projektligjit të propozuar nga Partia Demokratike, por socialistët nuk kanë rënë dakord.

Arben Isaraj: “Hajde të ulemi për ligjin, të hapim arkivat të hapim dosjet për të gjithë jo t’i kthehemi lustracionit dhe një herë duam konsensusin tuaj, do i ngelemi këtij qëndrimi për ta diskutuar dhe nj herë apo do të vazhdoni të diskutoni nen për nen, në qoftë se do të diskutoni nen për nen, grupi i Partisë Socialiste nuk bëhet pjesë e këtij diskutimi.”

Pas kësaj opozita e ka bojkotuar komisionin e Ligjeve, kryetari Beja është detyruar të ndërpresë mbledhjen pasi deputetët e mazhorancës nuk përbënin kuorumin e nevojshëm për të vazhduar shqyrtimin dhe më pas miratimin e neneve të draftit./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka      

Operator: Metlin Kepi

Montazh: Renis Zela