Ka nisur me debate mbledhja e Komisionit Kuvendor të Veprimtarive Prodhuese, i cili ka marrë në shqyrtim dekretin e Presidentit të Republikës që ktheu për rishqyrtim ligjin e posatshëm për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.
Mbledhja ka zgjatur vetëm 15 minuta dhe më pas është ndërprerë pasi deputetët e të dy krahëve nuk kanë gjetur dot konsensusin për procedurën që do të ndiqnin.
Kreu i komisionit Eduard Shalsi tha se duhej që paraprakisht relatori i çështjes duhet të paraqiste çështjen, por deputetët e opozitës kanë këmbëngulur që dekreti i Presidentit të hidhet në votim për tu pranuar apo rrëzuar pasi nuk mund të bëhen ndryshime mbi të.
Për shkak të debateve mbledhja është ndërprerë.
Mazhoranca është shprehur e gatshme të bëjë një ndryshim në ligj për të hapur një garë transparente mbi projektin, por nuk tërhiqet nga ideja e ndërtimit të Teatrit të Ri në truallin ekzistues.
Tv Klan