Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Kryeministri Meta i ka bërë sot thirrje komunitetit të artistëve, që të marrë pjesë aktive në hartimin dhe përsosjen e ligjit të teatrit, mbi të cilin do të mbështetet reforma. Kështu në një takim të kryeministrit me artistët grevistë, pas konsensusit të arritur mbrëm me përfaqësinë e njerëzve më të njohur të artit është diskutuar konkretisht për pikat themelore ku do të konsistojnë ndryshimet në projektligj.

Grevistët kanë kërkuar të marrin pjesë në hartimin përfundimtar të ligjit për teatrin, si dhe i kanë kërkuar kryeministrit të ushtrojë autoritetin e tij për të rifilluar aktiviteti artistik në TOB, pasi grevistët nuk dëshirojnë të maniulohet me ta dhe të konsiderohen si kundërshtar të reformës.

Kryeministri ju ka kërkuar artistëve të paraqesin opsionet për ligjin pranë njerëzve të stafit të tij të cilët do të kujdesen për vazhdimin e dialogut. Por nëse arrihet konsensusi për problemet themelore tha kryeministri nuk ka sesi të mos gjendet formula për të arritur mirëkuptimin edhe në çështje dytësore. Qeveria siguroj Meta do të vazhdoj të mbroj vlerat kombëtare të krijuara prej vitesh në fushën e artit dhe kulturës. Sipas tij institucione të tilla të rëndësishme si TOB, Teatri Kombëtar, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, do të mbetën institucione shtetërore por do të integrohen natyrshëm në kushtet e ekonomisë së tregut./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego