Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Dy ditë para se projektligji më i përfolur i kohëve të fundit, ai për teatrot të kaloj në parlament, kryeministri Ilir Meta ka ftuar në debat të hapur artistët grevistë. Nesër në mëngjes rreth orës 8, dirigjenti Llapaj dhe orkestrantët grevistë do të ngjisin shkallët e kryeministrisë për herë të tretë. Sot paradite ata janë pritur në zyrat e kuvendit nga kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi. Artistët grevitë duhet të paraqesin propozimet e tyre konkrete për amendimet që deputetët do ti bëjnë projektligjit ditën e enjte në seancë plenare.

Artistët deklarojnë që ka mëse dy muaj që vërejtjet e tyre për projektligjin për teatrot janë depozituar në byronë e kuvendit, ndaj për zvarritjet e deritanishme kanë përgjegjësi edhe komisionet parlamentare./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame