Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Kryeministri Meta i ka kërkuar sot grupit parlamentar saocialist përshpejtimin e procedurave për miratimin në seancën e ditës së enjte të projektligjit për teatrin. Meta ka theksuar se ligji për teatrin duhet miratuar sëbashku me propozimet e artistëve, për të cilat qeveria ka rënë dakort tashmë. Kryeministri pasi ka raportuar gjatë takimit të sotëm me artistët, ka kërkuar që propozimet e tyre që do ti shtohen projektligjit për teatrin, të shqyrtohen edhe nga komisioni. Kështu është rënë dakort që të decentralizohet veprimtaria kulturore, të vendosët me ligj mosndryshimi i funksionimit të infrastrukturës kulturore, të mbrohen të drejtat e artistëve, të sigurohet një status special për TOB etj. Ndërkohë ka patur edhe disa pika mbi të cilat nuk është rënë dakort.

Grupi parlamentar socialist ka rënë dakort në parim për shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit për teatrin në seancën e ditës së enjte. Po sot grupi parlamentar socialist ka votuar për disa ndryshime të delegacionit parlamentar në organizmat ndërkombëtare. Nuk do të marrin pjesë në këto delegacione gjithë deputetët që ushtrojnë funksionin e kryeministrit./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego