Vendimi i qeverise për dëmshpërblimin e banorëve të fshatit Zharrëz i dhe fund protestës së tyre, por jo debateve në parlament që kanë dominuar në seancën e kësaj të enjte.
Ben Blushi i kërkoi llogari qeverisë perse po e bën dëmshpërblimin me taksat e shqiptareve dhe s’po ja merr kompanisë e cila është përgjegjëse për dëmtimet e shtëpive në këtë fshat.
Qeveri e pa aftë dhe e korruptuar pasi po mbron bankeresin duke paguar nga taksat tona atë qe duhet ta bënte kompani.
Akuzave dhe shqetësimeve të Blushit u përgjigjën 2 ministrat Gjiknuri e Ahmetaj.
Blushi shpalosi dhe 2 amendamentet për kodin zgjedhor, për përfshirjen e numërimit elektronik në këto zgjedhje si dhe uljen e kostove për fushatën zgjedhore.
Tv Klan