Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Parlamenti ka miratuar futjen në programin një mujor të punës, zëvendësimin e anëtarit të KQZ, Shahin Bistri, i cili ka dhënë dorëheqjen. Në diskutimin për zonat elektorale, kryetari i grupit parlamentar demokrat Jamin Gjana, kërkoi të njihet me ekzistencën e ndonjë dokumenti të KQZ, lidhur me miratimin e listave të votuesve të zgjedhjeve lokale. Sipas tij, regjistri kombëtar nuk ekziston, ndërkohë që ndarja zonale është në kundërshtim me kodin zgjedhor.

Ndërkohë nënkryetari i grupit parlamentar socialist Stankaj, përsëriti ftesën për dialog me opozitën për përgatitjet e zgjedhjeve parlamentare. Më pas në interpelancë, Ministri i Mbrojtjes Lleshi, shpjegoi procesin e ristrukturimit të policisë ushtarake dhe të Shërbimit Informativ të Ushtrisë./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame