Manjola Bejleri: “Jo pak raste kjo administratë është vënë në shërbim të Ministrisë së Drejtësisë, të ekzekutivit në vend që ajo të punonte për gjyqësorin”.

Përpjekjet për të rrëzuar poshtë një vendim të ri për funksionimin e administratës gjyqësore ka hedhur në një debat ligjor dhe mediatik ministrin e drejtësisë dhe një prej shoqatave të gjyqtarëve.

Manjola Bejleri: “Po ndodh ndryshe në Shqipëri duke e vartësuar administratën e gjyqësorit kundrejt ekzekutivit, ndërkohë që secili nga pushtetet ka administratën e vetë dhe atë këtë administratë e rekruton, e emëron apo e shkarkon vetë pasi kjo administratë është në fund të fundit në shërbim të çdo pushteti. Fare mirë një sekretar, një sekretare gjyqësore mund t’i gjyqtarit që tashmë unë urdhrat nuk i marr më prej teje, por i marr prej Ministrisë së Drejtësisë pasi unë jam në nomenklaturën e ekzekutivit dhe nuk jam e gjyqësorit”.

Çështja në fjalë ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese ku pritet të jepet një verdikt përpara se parlamenti dhe deputetët e tij të vendosin mbi ndryshimet e bëra në ligjin e ri për funksionimin e administratës gjyqësore./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani