Tajfuni Kong-Rey, më shkatërruesi në tre dakada zbarkoi në ishullin e Tajvanit. Të paktën 1 person ka humbur jetën dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë.

Mediat e huaja raportojnë se viktima është një grua 56-vjeç, e cila ndërroi jetë kur një pemë ra në automjetin me të cilin po udhëtonte.

Rrugët e kryeqytetit, Taipei, u zbrazën pasi shirat e dendur dhe erërat e forta goditën qytetin. Në të gjithë ishullin, rreth 35,000 ushtarë dhe ekipet e emergjencave për të ndihmuar banorët.

Më shumë se 400 fluturime të brendshme dhe ndërkombëtare u anuluan, ndërsa të gjitha shërbimet e trageteve u pezulluan. Gati 100,000 familje aktualisht kanë mbetur pa energji elektike, ndërsa shkollat dhe bizneset janë mbyllur.

Mbi 10,000 njerëz janë evakuuar nga zonat me rrezik të lartë. Është e pazakontë që një tajfun kaq serioz të vijë kaq vonë gjatë vitit, pasi sezoni i këtyre fenomeneve në Tajvan zakonisht është midis Korrikut dhe Shtatorit.

Klan News