Policia ka dalë me një njoftim zyrtar sa i takon aksidentit tragjik të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Lezhë-Milot”.


Përplasja e tre automjeteve i ka marrë jetën një personi, i cili ende nuk është identifikuar. Mësohet se i plagosur ka mbetur një 23 vjeçar.

“Rreth orës 21:00, në aksin rrugor “Lezhë- Milot”, janë përplasur tre automjete. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vendngjarje  drejtuesi i automjetit  tip “Opel”, ende i paidentifikuar. Ndërsa  shtetasi A. R., 23 vjeç, drejtuesi i automjetit tip “Ford” ndodhet nën kujdesit e mjekëve. Ndërkohë drejtuesi i automjetit tip “Toyota” ndodhet në vendngjarje. Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thotë Policia.

Sipas informacioneve që ka siguruar Klan News, viktima është rreth 30 vjeç. Ka qenë një parakalim i gabuar i këtij të fundit me automjetin tip “Opel” që i ka kushtuar jetën.

Kujtojmë se jo më larg se pasditen e sotme në Lezhë u shënua një tjetër aksident, ku u plagosën dy persona.

/tvklan.al