Trajneri Sylvinho sëbashku me stafin e tij nisën turin e vëzhgimit të futbollistëve kuqezi, të cilët aktivizohen në ekipet Europiane. Ata panë sfidën e Champions mes Sparta Prague dhe Inter, e fituar me rezultatin 1 – 0 nga ekipi italian.

Përveçse panë gjatë lojës mesfushorët Kristjan Asllanin e Qazim Laçin, ata takuan edhe Indrit Tucin, i cili është i dëmtuar. Ky tur shërben për të parë gjendjen e futbollistëve të Kombëtares para ndeshjeve kualifikuese të Botërorit 2026 që do të nisin më 21 Mars me përballjen ndaj Anglisë në Londër.

Këtë sfidë do ta ndiqni si zakonisht në TV Klan, por edhe fazën finale të Kupës së Botës që do të zhvillohet verën e vitit të ardhshëm në SHBA, Kanada e Meksikë dhe do të jetë për herë të parë me 48 përfaqësuese.

Tv Klan