Këtë të martë situata në qarkun e Lezhës duke më e qetë. Atje ka rënë edhe intensiteti i erës.
Ndërkohë në qytetin e Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës po punohet nga OSHEE për riparimin e defekteve të shumta elektrike.
Po ashtu punohet për pastrimin e qyteteve nga mbeturinat e sjella nga era.
Gazetari Martin Marku raporton se nuk ka probleme me furnizimin me ujë të pijshëm, ndërsa kuotat e lumit Drin e Mat, vazhdojnë të jenë në nivele maksimale./tvklan.al