Kryeprokurorja Ina Rama ka deklaruar se dokumentacioni që i është përcjellë Këshillit të Rregullores dhe Imuniteteve si material plotësues në lidhje me kërkesën për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu është pjesë e praktikave të hetimit për çështjen Gërdeci.

Ina Rama: “I vetmi koment që mund të bëj është që ne kemi dërguar në Kuvend të gjitha aktet mbi të cilat është ndërtuar kërkesa jonë që i është paraqitur Kuvendit.”

Gazetari: Çfarë prisni nga Kuvendi i Shqipërisë?

Ina Rama: “Presim që të japi vlerësimin e tij.”

Deklarata e prokurores së përgjithshme Ina Rama bëhet vetëm pak ditë pasi opozita dhe mazhoranca e konsideruan materialin e prokurorisë me akuzat ndaj ish-ministrit Mediu voluminoz dhe jo serioz./tvklan.al