Niveli i rritjes ekonomike për 2009 do të jetë i garantuar me mbi 6% kështu është shprehur ministri i Financave Ridvan Bode gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2009 para komisionit të ekonomisë. Por opozita pati dyshimet e veta në lidhje me këtë skenar.
Ministri Bode sqaroi se rritka ekonomike nga FMN është edhe më e madhe, në nivelin 16%.
Ridvan Bode: “Fondi Monetar ka në Shqipëri një ekspert që është pranë INSTAT-in dhe bëri në mënyrë të pavarur rritjen ekonomike dhe e nxori diku te 16 %. Rritja ekomomike nuk është një çështje e Nostardamusit. Rritja ekonomike është çështje e përllogaritjeve ekonomike. Është caktuar në mënyrë arbitrare, nuk ka ndonjë interes shumë të madh për to. Sa thonë ata 6 %, 6% themi ne se nuk kemi bërë përllogaritjet e rritjes ekonomike. Ne kemi filluar sivjet, ne themi që rritja ekonomike në Shqipëri, për vitin 2009 është e garantuar.”
Kreditimi e ekonomisë në vitin e ardhëm do të vijojë me ritme të larta dhe për këtë ministri Bode ka marrë konfirmimin e drejtuesve të bankave tregtare në vend.
Një tjetër pikë e kontestuar nga opozita ishte edhe niveli i të ardhurave në buxhetin e 2009.
Ridvan Bode: “Të ardhurat janë programuar në të njëjtin nivel në raport me prodhimin e brendshëm bruto. Pra një rritje 10% të të ardhurave. Aq sa do të jetë rritja nominale e ekonomisë shqiptare. Vetëm të ardhurat nga taksat doganore do të ulen me 0.4% të prodhimit të brendshëm bruto. Për shkak të heqjes tërësisht të tarifave në këtë vit, është vit themelor. Skenari është realist dhe konservativ.”
Buxheti i vitit 2009 ka si prioritet investimet publike që arrijnë në 8% të PBB, shifë0r dy herë më e lartë e krahasuar me 2004. Rreth 1/3 e buxhetit shkon për investime, kryesisht në infrastrukturën rrugore. Deficiti do të ulet nga 5,2 në 4,2 %. Ndërkohë do të vijojë rritja e pagave dhe e pensioneve./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro