Tahir Muhedini: “Ne nuk kemi kohë të merremi me këto spekulime që ndodhin sot, që thonë që Partia për Drejtësi Integrim, është tërhequr nga Aleanca e Ndryshimit. Unë deklaroj publikisht, unë personalisht kam bërë një marrëveshje me kryetarin e Partisë Demokratike zotin Sali Berisha, dhe nga kjo marrëveshje që kemi bërë nuk ka lëviz asnjë pikë dhe asnjë presje. Na lëni të punojmë për mandatin që presim të marrim në qarkun e Fierit”./tvklan.al