Partia për Drejtësi dhe Integrim ka akuzuar kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, për grabitje te mandatit te Fierit. 

Kryetari i kësaj force politike iu referua krahas te tjerave, procesit te munguar zgjedhor ne disa qendra votimi qe sikundër tha u bllokuan nga komisionerët socialiste, por krahas Ramës drejtuesit e PDI akuzuan dhe kolegjin zgjedhor si bashkëpunëtor ne atë qe u cilësua grabitje te mandatit te dyte te PDI.

Tahir Muhedini: “Edi Rama dhe grupi i tij e grabitën mandatin tonë nëpërmjet bllokimit të zgjedhjeve në tre qendra votimi në Portëz, zhvlerësimit të 440 votave të zgjedhësve të djathtë në Rruzhdie, nëpërmjet rrethimit të dhunshëm të vendit të numërimit të votave dhe numërimit të paligjshëm të votave, në kërcënimin e pensioneve si dhe shumë lloj shantazhesh flagrante në qarkun e Fierit. Këtë grabitje Edi Rama dhe Partia Socialiste e kryen me ndihmën e kolegjit zgjedhor. Kolegji zgjedhor ashtu si ne zgjedhjet lokale të vitit 2007…nga presioni politik i Partisë Socialiste dhe deklaratat e kryetarit të saj”.

Përfundimi i procesit zgjedhor ne Fier i solli PDI një mandat ne këtë qark, por depozitimi i ankimimit ne KQZ nga Partia Socialiste i te paktën 9 qendrave te votimit e kaloi këtë mandat ne favor te selisë roze, një mandat qe e zyrtarizoi me pas edhe kolegji zgjedhor duke rrezuar pretendimet e PDI dhe PD për disa qendra votimi/tvklan.al