Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Nikollë Lesi:- “Në qendrën e votimit 040 të komunës së Kelmendit në Qarkun e Shkodrës, persona dhe militantë të PD kanë hyrë me forcë, kanë mbushur kutinë e votimit, kanë nxjerrë forcërisht komisionerët e PS, PSD dhe të PR, si dhe gjithë vëzhguesit dhe votimi vazhdon në këto momente vetëm me komisionarin e PD. Së dyti kemi një shqetësim në qendrën e votimit nr. 0709 të komunës së Shëngjinit, në Qarkun e Lezhës, ku personat hynë pa dokument identifikues, grumbull pa radhë dhe militantët që hynë në këtë mënyrë pa dokumentin e identifikimit, janë militantë të kandidatit socialistë, si dhe shqetësimi i fundit për këtë moment vjen nga qendra e komunës së Velipojës, në Shkodër, ku persona dhe miq të kandidatit të PS dhe të kandidatit të pavarur të kësaj komune, kanë hyrë forcërisht dhe kanë thyer kutitë e votimit, fletët e votimit. Fletët e votimit janë të shpërndara në sallë, përfaqësuesi ynë flet se në këto momente që kutia është thyer, personat kanë futur dhe kanë hedhur disa fletë votimi me shumicë”./tvklan.al