Grupi parlamentar socialist i ka paraqitur parlamentit një deklaratë ku dënohet akti i rëndë i vrasjes nga kriminelët në Tropojë të majorit të policisë Ylvi Bengasi. Në momentin e propozimit për leximin e kësaj deklarate për këtë ngjarje, në emër të grupit kryetari Malaj e konkretizoi fjalën e tij me mitingun e demokratëve në sheshin “Skënderbej”. I menjëhershëm ishte dhe reagimi i deputetit demokrat Pjetër Arbnori.

Sipas tij mitingjet nuk bëhen kundër institucioneve, por për mbrojtjen e votës së lirë. Pas kësaj i shoqëruar nga sygjerimet në kor të socialistëve për të shkuar në miting në shenjë proteste, deputeti Arbnori braktisi sallën e parlamentit. Në deklaratën e deputetëve socialistë theksohet se vrasja e Majorit Bengasi merr shkas nga aktet e vazhdueshme të opozitës për destabilizimin e vendit. Në deklaratë mbështetet lufta pa kompromise e forcave të rendit ndaj rendit dhe kriminelëve./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame