Komisioni i Posaçëm Parlamentar për reformën zgjedhore mblidhet të hënën pa praninë e aleatëve të Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike.
Elmaz Sherifi: “Mendojmë që të mos i zëmë vendet, ta lëmë të hapur rrugën që edhe partitë e të dy krahëve politikë të dërgojnë përfaqësuesit e tyre në komision.”
Balancimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve realizohet vetëm nëse zgjidhen anëtarë të pavarur politikisht, megjithatë për këtë dhe për ndryshimet e nevojshme në kodin zgjedhor, sipas sekretarit të Partisë Socialiste, do të dëgjohen rekomandimet e grupit të ekspertëve.
Elmaz Sherifi: “Mendoj që kjo është dhe rruga më e mirë, më e drejtë për të pushuar sherret e panevojshme dhe keqinterpretimet e atyre çfarë vendosin ndërkombëtarët.” /tvklan.al