Pas artikulimeve fyese të historianit turk, Talha Ugurlei, ndaj figurës së heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, studiuesi Moikom Zeqo thotë se ndaj këtij personi duhet të merren masa ligjore.
Pak ditë më parë në YouTube qarkulloi një video. Aty shfaqje Talha Ugurlei, i cili gjatë një vizite në memorialin e Skënderbeut në Lezhë, denigronte heroin kombëtar.
Sipas Zeqos, kjo nuk është hera e parë që synohet të hidhet baltë mbi figura të rëndësishme të historisë që i kanë kapërcyer kufijtë e Shqipërisë.
Për të ndaluar deklarata të tilla, studiuesi Moikom Zeqo propozon.
Përveç anës ligjore, informacioni i detajuar mbi atë që përfaqëson Gjergj Kastriot Skënderbeu mungon edhe në shkollë.
Tv Klan