Situata në Shqipëri vazhdon të mbetet në vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar, të cilët insistojnë në zbatimin e ligjit dhe Kushtetutës dhe kthimin e Partisë Socialiste në Kuvend.

Përfaqësuesja e lartë e BE-s për Politikën e Jashtme Catherine Ashton, njëkohësisht zv/Presidente e BE-së, deklaroi se është kundër bojkoteve dhe përkrahëse e fortë e dialogut politik, të cilën e cilësoi si të vetmen rrugë për gjetjen e një zgjidhje të ngërçit politik.

Shqipëria tha ajo, gjatë këtyre viteve ka parë progres të rëndësishëm, por vështirësitë politike aktuale po vënë në rre4zik progresin e mëtejshëm.

Ndërsa në një intervistë për TV Klan Wolgang Grossruck is-kryetar i Grupit të Monitoruesve të OSBE-ODIHR-it, tha se hapja e kutive nuk mund të kërkohet nëse një veprim i tillës shkel kushtetutën.

Wolgang Grossruck: “Këtu kemi të bëjmë me ligjin dhe Kushtetutën Shqiptare. Unë nuk mund të kërkoj hapjen e kutive dhe nëse ligji apo kushtetuta nuk e lejon, ndaj duhet pranuar ligji dhe Kushtetuta. Unë i zgjeroj opozitës që të kthehet në parlament menjëherë. Pranimi i rezultateve të zgjedhjeve është gjithashtu një shenjë pjekurie e demokracisë dhe unë e di që për këtë çështje qeveria ose parlamenti do të ngrejë një komision hetimor në bazë të ligjit dhe Kushtetutës, por së pari opozita duhet të kthehet në parlament, të marrë pjesë në punime e më pas të ngrejë një komision hetimor për numërimin e votave”.

E të njëjtit mendim është edhe kryetarja e Grupit të Partive Popullore Evropiane në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së Ealburga Habsburg Douglas, sipas të cilës bojkoti i opozitës minimizon respektin e ndërkombëtarëve ndaj saj.

Ealburga Habsburg Douglas: “Jam e zhgënjyer nga opozita. OSBE dërgoi vëzhguesit e saj në Shqipëri. Zgjedhjet u shpallën të litra dhe demokratike. Është për të ardhur keq që opozita në vend që të punojë si e tillë qëndron jashtë parlamentit. Mendoj se një veprim i tillë nuk shton respektin për opozitën shqiptare”.

Për sa i përket kërkesës së Partisë Socialiste për hapjen e kutive Daglas shtoi se në Shqipëri duhet të sundojë ligji dhe se hapja e kutive nuk është bërë në asnjë vend tjetër të botës.

Ealburga Habsburg Douglas: “Shqipëria është një vend ku sundon ligji dhe ata duhet të pranojnë atë që thotë Kushtetuta dhe ligji, nuk bëhet fjalë vetëm për hapjen e kutive, kjo gjë nuk është bërë në asnjë vend të botës. Në raportin përfundimtar të OSBE-së ne flasim për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe rezultati duhet të pranohet. Nëse fillon dhe vë në dyshim raportin e OSBE-s mbi zgjedhjet dhe rezultatin e tyre, puna bazë e organizatës vihet në dyshim dhe kjo nuk ka ndodhur kurrë”.

Në raportin e saj për zgjedhjet, OSBE i vlerësoi ato në përmbushje me shumicën e angazhimeve të organizatës dhe shenjë e një progresi të dukshëm të vendit. /tvklan.al