Sali Berisha: “Meqenëse duhet të respektojë heshtje elektorale. Apelin tim për të gjithë qytetarët shqiptar të të gjitha bindjeve, të të gjitha orientimeve, për ditën e diel do shkoj ta bëj sot. Unë ju bëj thirrje gjithë shqiptarëve, me maturinë, me qytetarinë e tyre të kontribuojnë në këto zgjedhje për procesin zgjedhor më të lirë, më të mirë në historinë e këtij vendi. Zgjedhjet e 28 qershorit zhvillohen me infrastrukturën teknike më moderne që mund të ekzistojë kund. Zhvillohen me regjistrat civil elektronik, digjital, lista votuesish digjitale, letërnjoftime digjitale, numërim digjital para kamerave. Pra është bërë një përgatitje e jashtëzakonshme. Një moment është jashtëzakonisht jetik, shmangia e çdo lloj tensioni dhe e dyta të mos lejojmë që një virtyt, një vlerë madhore e jona siç është solidariteti familjarë të na kthehet në një dëm serioz për zgjedhjet, çka do të thotë që të gjithë ne me familjet tona kush me bashkëshortin, do të jetë tjetri me prindërit, me gjyshërit, me vëllain, me motrën, do shkojmë nesër, pasnesër në kutitë e votimit, por kushti vendimtar është që asnjëri të mos tentojë të votojë kolektivisht. Unë kërkoj mirëkuptimin e çdo qytetari shqiptar të shmang me çdo kusht këtë standard i cili dëmton shumë zgjedhjet. Votimi kolektiv dhe vota e lirë janë të pa pajtueshme. Kjo është një vërejtje e përsëritur e denjë që vëzhguesit, miqtë tanë kanë bërë për procesin zgjedhor në Shqipëri. Asgjë nuk kemi më në dorë sesa shmangien e saj. Ftoj komisionerët e të gjitha forcave politike të mos pranojnë që në qendrat e tyre të votimit ku ata drejtojnë procesin, qytetarë qoftë dhe një qytetar i vetëm të mos votojë ndryshe veçse individualisht. Vota individuale është kushti më themelor për t’u konsideruar e lirë dhe e ndershme. Ftoj pjesëmarrjen më masive, e cila duket se do të ndodhë”….
Rama, ftesë socialistëve për mitingun përmbyllës
Edi Rama: “Mbrëmë në darkë, pastaj gjatë gjithë natës dhe deri sot mesditë, kryeministri në ikje i Shqipërisë zaptoj forcërisht bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të mos lejuar organizimin e festës që sonte do të përmbyllë fushatën tonë. Njerëz të dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara, por kjo lloj shprehje primitive e dëshpërimit. Dy dit përpara zgjedhjeve nga ana e njeriut që qeveris Shqipërinë e sapo anëtarësuar në NATO, tregon dhe një herë se sa i pa denjë është Sali Berisha për të drejtuar këtë vend. Çdo kujt në vendin e tij do t’i vinte turp ta çonte nëpër mend këtë që kryeministri në ikje bëri sot duke shqetësuar qytetarët e këtij vendi dhe duke e vënë në pozitë të vështirë Shqipërinë përpara syve të të gjithë botës që na ndjek me vëmendje, në çdo hap drejt projektit të madh të 28 qershorit dhe ky turp është një arsye më shumë që të gjithë votojnë në 28 qershor për ta mbyllur kapitullin e politikës së vjetër që rron duke nxitur dasi e sherre dhe për të hapur një kapitull të ri ku politikat të mos na jap vetëm arsyet për t’u ndarë në pikëpamjen, por dhe motive për t’u bashkuar kur duhet si shqiptar dhe për t’u mirëkuptuar gjithnjë si qytetar. Ndërkohë të gjithë duhet ta dinë se ne do ta mbrojmë votën tonë në 28 qershor njësoj siç mbrojtëm vendosmërisht sot lirinë tonë për të mbledhur e për të festuar në këtë mbrëmje të fundit përpara zgjedhjeve. Presionet dhe kërcënimet e atyre që duan të mbajnë me zor pushtetin, janë shembuj më kuptimplotë se ky pushtet nuk e mban dot më vetveten. Ka marr fund moralisht, pas dy ditësh dot ë marrë fund edhe politikisht dhe do të marrë frymë lirisht e gjithë Shqipëria. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është i lirë, mbrëmja është e jona të gjithë miqtë dhe dashamirësit janë të ftuar të vijnë në festën madhështore që është festa e tyre, ashtu siç janë të tyret edhe zgjedhjet e 28 qershorit ku askujt nuk do t’i shkoj ndërmend se mund të prekë votën e popullit. Çdo zgjedhës e zgjedhëse duhet të vij shumë i qet sot një festë, siç duhet të shkojë shumë qetësisht në votimet e së dielës. Ne jemi të përgatitur të ruajmë e të numërojmë drejt çdo votë, edhe më mirë sesa në Tiranë 2 vjet më parë dhe të gjithë së bashku do të fitojmë në të gjithë Shqipërinë, edhe më thellë se dy vjet më parë në Tiranë. Mirë u takofshim sot në mbrëmje, në festën e mbylljes së fushatës sonë”./tvklan.al