Këtë të mërkurë e ftuar në emisionin “Opinion” ishte Linda Rama.
Gazetari Blendi Fevziu e pyeti bashkëshorten e kryeministrit Edi Rama nëse i kishte dhënë ndonjë këshillë pas deklaratës që pati ai 8 vite më parë për Donald Trump në garën presidenciale të asaj kohe.
Linda Rama u shpreh se nuk është e punësuara e kryeministrit për këshilla dhe kjo është diçka që bëhet institucionalisht.
Blendi Fevziu: Ju nuk doni të thoni që nuk keni asnjë lloj emocioni në këtë rast, pra e ndiqni garën si garë, por a e mbani mend që bashkëshorti juaj 8 vjet më parë për shembull pati një deklaratë kundër Trump në momentin që ai po garonte përballë Hillary Klinton?
Linda Rama: Dhe cila është pyetja këtu?
Blendi Fevziu: Cila është këshilla që i dhatë pasi e dëgjuat se ai nuk e ka bërë pa ju pyetur?
Linda Rama: Nuk jam për t’i dhënë Edit… nuk jam e punësuara e Edit. Këshillimi është moment institucional.
Blendi Fevziu: Po privatisht a folët për këtë gjë, apo nuk e hapët fare si bisedë atëherë?
Linda Rama: Unë mendoj që edhe atëherë e kam parë saktësisht njësoj çështjen e zgjedhjeve personalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./tvklan.al