Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Deklaratat e Gramos Ruçit dhe Jemin Gjanës pas marrëveshjes që u arrit në tryezën e partive për procesin elektoral.  

Gramoz Ruçi:- “Njëra nga pikat e marrëveshjes është që do të ngrihet një komision parlamentar, për të monitoruar problematikën e përmirësimit të listave të zgjedhjeve, për zgjedhjet e Qershorit 2001, si dhe në qoftë se ka vërejtje, sugjerime, opsione, për këtë ligj që do të miratojë parlamenti sot. Përsa i përket KQZ, nuk përfshihet në marrëveshjen e katër partive. Është e pranuar tashmë nga dy palët që KQZ, të vazhdojë punën dhe të përmbush detyrat që i ngarkon atij Kushtetuta dhe kodi elektoral”.

Jemin Gjana:- “Unë mendoj që fakti që është fiksuar se biem dakord për ndryshime të kodit, do të thotë se brenda kësaj tematike të kodit elektoral, janë të gjitha problemet që kanë të bëjnë me infrastrukturën zgjedhore. Sepse kur bëhet fjalë për vendimmarrje dhe të drejta të barabarta në pjesëmarrje, do të thotë që ka të bëjë me të gjitha pjesët e strukturës zgjedhore. Ajo çka ne kemi fiksuar në marrëveshje është që do të operojmë në mënyrë konsensuale me ndryshimet në kodin zgjedhor, se cilat do të jenë amendamentet që paraqesin palët është e drejta e secilës nga palët të paraqesë amendamentet përkatëse./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame