Lajme Arkiva 2003

Ilir Meta: Në lidhje me ndonjë dorëheqjen time të mundshme mund t’ju them se ky opsion nuk ekziston për arsye se shikoj se nuk ekziston asnjë arsye për të dhënë dorëheqjen nga detyra ekzistuese që më ka besuar partia socialiste, çdo dorëheqje në këto momente do ta konsideroja si një hapje të rrugës për personalizimin absolut të pushtetit nga kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste dhe për eliminimin e Këshillit të Ministrave si një organ ligjor kolegjial.

Agron Dibra: Unë jam shumë skeptik se ditët e ardhshme do të sjellin ndonjë zgjidhje të këtij problemi dhe me aq sa është bërë sot publike në median e shkruar  dhe në konferencën e shtypit unë e shikoj se divorci mes kryetarit të partisë dhe kryeministrit të Shqipërisë dhe zëvendës kryeministrit të jashtëm tashmë është thuajse fakt.

Luan Rama: Nga viti i kaluar të gjithë mbajnë mend që kostot politike të problemeve që shfaqi mazhoranca  u shfaqën edhe në shtyrjen e një afati të nënshkrimit të çeljes së negociatave të partisë së stabilizim asocimit në Bashkimin Evropian. Nëse ato u çelën në fillim të këtij viti duhet t’ju kujtoj se duhet të ishin çelur që vitin e kaluar. Qeverisja nuk mund dhe nuk duhet të shndërrohet në një arenë të konkurrencës politike qoftë kjo edhe brenda mazhorancës.

Erion Braçe: Cilido që mendon të bëjë luftë brenda qeverisë nxjerr veten jashtë, për një mori arsyesh dhe arsyeja kryesore për mua është kostoja që vjen nga kjo luftë jo thjesht për qeverinë, jo thjesht për individët që përfaqësojnë sot socialistët në qeveri, por për shqiptarët. Pikërisht për një arsye themelore, në një qeveri nuk mund të ketë luftë, në qeveri nuk mund të ketë duel. Unë mendoj se nga ky debat ne nuk fitojmë absolutisht asgjë, jo nga ky debat, por nga kjo luftë ne nuk fitojmë asgjë sepse debati është pjesë normale e vetë zhvillimit të partisë socialiste. Absolutisht unë nuk shikoj asgjë madje nuk po kuptoj çfarë po kërkohet.

Petro Koçi: Institucioni i kryesisë është i paaftë për të përballuar përgjithësitë e veta politike  dhe statusore. Është kjo përgjegjësi që duhet ti vërë para përgjegjësisë edhe Nanon edhe Metën për shkak të deformimeve që i kanë bërë ata qeverisjes socialiste nga qeverisje institucionale në qeverisje personale./tvklan.al