Vincenzo del Monaco është ambasadori i ri i Presencës së OSBE në Tiranë.
Lajmin se italiani që më parë ka qenë ambasador në Mal të Zi dhe më pas në Armeni do të përfaqësojë OSBE në Tiranë, e bëri publik vetë zyra e OSBE në Vienë.
Del Monaco zevendeson Bernd Boschardt.
Ky i fundit u shpall ‘non grata’ nga zyra e presidentit i cili kundërshtoi deklaratat e ambasadorit të OSBE lidhur me dekretin e tij për shfuqizimin e 30 Qershorit 2019 si datën e zgjedhjeve lokale.
Tv Klan