Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, tha se skuadra e tij e njeh mirë aftësinë e Real Madridit për të dhënë më të mirën kur gjendet në periudha të vështira.
Citysens do të presin “Los Blancos” në mbrëmjen e së martës në sfidën e parë Play-Off të raundit të eliminimit driekt në Ligën e Kampioneve.
Por madrilenët kanë disa futbollistë të dëmtuar në prapavijë.
Si City, ashtu edhe Reali dështuan që të kualifikoheshin si një nga tetë e ekipet më të mira, ndërsa e mbyllën në respektivisht në vend të 22 dhe 11-të.
Kjo është hera e katërt radhazi e përballjes mes të dyja këtyre ekipeve në fazën e eliminimit direkt.
Reali udhëton në stadiumin “Etihad” pa mbrojtësit Carvajal, Rudiger, Militao dhe Alaba.
“Mendoj se të dyja skuadrat kanë pasur probleme për sa i përket dëmtimeve gjatë sezonit. Madridi e ka menaxhuar atë më mirë se sa ne, pasi ata janë ende në krye të La Liga-s. Kanë treguar vazhdimësi, janë një rival i fortë! Ne e dimë këtë! Jemi përballur shpesh me ta dhe e dimë se në momentet më të vështira ata japin më të mirën e tyre! Duhet të bëjmë dy ndeshje të mira që të kualifikohemi”.
Në këtë sezon, City është në vend të pestë në renditje dhe ka një diferencë prej 15 pikësh me Liverpoolin kryesues.
Sipas teknikut Guardola, do të jetë shumë e vështirë që të bllokohen sulmuesit e Realit, që sipas tij janë të jashtëzakonshëm.
Por lojtarët e tij e dinë se duhet që të lejojnë sa më pak të jetë e mundur që të jenë në kontakt me topin.
Klan News