Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Në takimin me delegacionin monitorues të Këshillit të Europës, Presidenti Mejdani ka deklaruar se debati politik i sotëm rreth zgjedhjeve parlamentare përfaqëson një hap përpara. Ndryshe nga ai për zgjedhjet lokale, kur Kushtetuta nuk përmendej fare, tani prej politikanë ka referime në tekstin e saj.

Presidenti Mejdani, i konsideron pozitive, përpjekjet për dialog nga forcat e ndryshme politike, por sipas tij këto përpjekje në bazë të kuadrit ligjor dhe kushtetues. Sipas Presidentit Mejdani, po punohet për të siguruar trajnimin e gjykatësve në funksion të zgjidhjes së ankesave që vijnë nga partitë dhe kandidatëve gjatë procesit të ardhshëm elektoral.

Monitoruesit e Këshillit të Europës janë pritur edhe nga kryetari i KQZ, Ilirian Celibashi dhe komisionerët Shimani, Toska e Malaj. Anëtarët e KQZ-së, theksuan se bashkëpunimi ligjor me partitë politike është prioritet i punës së këtij institucioni. KQZ do të jetë një autoritet i paanshëm i respektueshëm dhe transparent në çdo vendim që do të merret, u shprehën komisionerët./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame