“Do ta kaloj jetën me një femër”
Demi Lovato tregon se si e kanë pritur prindërit e saj faktin se ajo mund të përfundojë dhe të krijojë jetën me një femër.
Bukuroshja amerikane rrëfen se biseda me prindërit e saj për këtë çështje nuk ka qenë e lehtë dhe se reagimet e të afërmve të saj nuk ishin aspak ashtu siç pritej.
“Babai më tha: ‘Po, padyshim që ke të drejtë’. Dhe unë isha: në rregull babi”, tregon këngëtarja.
Ndërkohë, mamaja nuk ia ka ofruar gjithë këtë mbështetje, pasi sipas saj ajo e përkrahu këtë vendim të sajin në një gjendje nervozizmi.
Momentalisht, 27-vjeçarja nuk ka plane afatgjata dhe të sigurta për vitet e ardhshme. Edhe pse 3 vjet më parë ajo është shprehur se mund ta lidhë jetën me një femër, momentalisht nuk është e vendosur nëse do ta kalojë jetën me një partner apo partnere.
“Nuk e di si do duket e ardhmja ime. Nuk e di nëse do të kem fëmijë këtë vit apo në 10 vjet. Nuk e di nëse do ta bëj atë me një partner apo pa të”, thekson artistja.
Kujtojmë se Demi Lovato u rikthye në skenë pas një pauze 1-vjeçare, në Grammy Awards 2020 dhe përmes këngës së saj të re “Anyone”, ua mori zemrat të gjithëve.
Nuk dihet nëse ajo do t’i kthehet normalitetit ashtu si bëri me profesionin, megjithatë rikthimi i saj premton ndryshime.
Klan Plus