Këngëtarja e njohur Demi Lovato ka përfunduar sërish në rehabilitim.

Një burim i afërt me artisten ka thënë për median rozë ‘Page Six‘se  këngëtarja është kthyer në Utah për t’u trajtuar, por tani ndodhet sërish në shtëpi dhe ‘në gjendje të mirë shëndetësore’.

Spekulimet rreth vendndodhjes së Lovato-s u ndezën më shumë kur motra e tyre më e madhe, Dallas Lovato, ndau një video të ribashkimit për Krishtlindje së bashku me motrën e tyre më të vogël, Madison De La Garza.

Këngëtarja po i kushton  mjaft rëndësi shëndetit të saj  mendor pas mbidozës  e cila ishte gati fatale për të në vitin 2018.

Levato u rehabiliua për herë të parë në fund të vitit 2010. Artistja ka deklaruar se ka pësuar “dëmtim në  tru” dhe një atak në zemër si pasojë e mbidozës. Duket se këngëtarja ka hequr dorë nga varësia me lëndët narkotike pasi muajin e kaluar ajo u shpreh në një postim në Instagram se mbështet një stil jetese të shëndetshme.

Klan News