Nuk zgjati shumë dhe fejesa mes këngëtares Demi Lovato dhe aktorit amerikan Max Ehrich ka përfunduar.
Sipas asaj që raportojnë mediat rozë, disa postime të bëra në rrjetin social Twitter nga ana e Max ku shkruante se Selena Gomez ishte një femër e mrekullueshme dhe se Demi nuk është një vajzë e mirë, kjo mendohet se është bërë shkaku i ndarjes.
“Selena Gomez dhe Demi janë të lezetshme së bashku, por nëse mendoni se Demi është më e bukur… gaboheni. Është një këngëtare që bërtet aq shumë, kjo është arsyeja pse vajza S është më e mirë se e dini ju se kush”, lexohet në postim që pretendohet se i përket vitit 2015.
Pas përhapjes së këtyre lajmeve, Demi Lovato i ka quajtur false këto postime, duke u shprehur se i vjen keq që njerëzit shpikin gjëra të tilla për t’i vënë femrat kundër njëra-tjetrës.
Në një intervistë për Harper’s Bazaar në Prill të këtij viti, Demi tha se ajo dhe Selena nuk janë shoqe, por do të ketë gjithnjë dashuri për të, sepse janë rritur bashkë.
Ndërkohë kujtojmë se Demi dhe Max u fejuan në Korrik të këtij vitit. Demi i tha “Po” një propozimi të bukur me unazë diamanti, në një vend shumë privat. Nuk dihet saktësisht se kur nisën romancën e tyre, por lidhja u bë publike në Mars, kur e zbuluan marrëdhënien në Instagram.
Miqtë e ngushtë të Demit janë shprehur se ky ishte një vendim shumë i vështirë dhe secili ka vendosur të ndjekë rrugë të ndara për t’u përqëndruar në karrierën respektive.
Klan Plus