Këngëtarja e njohur, Demi Lovato, në një intervistë të realizuar së fundmi ka treguar më tepër detaje rreth jetës së saj profesionale, por edhe personale. Ajo u shpreh se që pas përfundmit në spital si pasojë e mbidozës në vitin 2018, ndihet mirënjohëse për çdo ditë.
Demi e pranon se ky vit nuk është aspak i lehtë, për shkak të situatës së krtijuar nga pandemia dhe luftës së vazhdueshme për barazi raciale.
“Ky vit nuk ka qenë i lehtë për asnjërin prej nesh. Ka qenë një kohë për të reflektuar, për t’u shëruar, për t’u rritur, për të edukuar dhe përhapur dashurinë”.
Më tej, këngëtarja shton se para karantinës, ajo e kishte të pamundur të qante, apo ta lejonte veten të tregohej e ndjeshme.
“Para karantinës, ishte shumë e vështirë për mua të qaja. Unë e kisha programuar mendimin në kokën time që kur isha 16 vjeç, se unë do të qaj vetëm nëse njerëzit më paguajnë. Por unë fillova të bëj gjithë këtë punë, duke i lejuar vetes që të ndiej dhimbjet e të gjitha humbjeve që kam pasur, fatkeqësitë ose traumat me të cilat jam përballur”.
Lovato shtoi se njerëzit me të cilët ajo kalon kohën tani, si i dashuri i ri Max Ehrich, janë ata me të cilët ndjehet shumë e lidhur dhe mund t’iu besojë.
“Unë mund të jem plotësisht e ndjeshme, transparente dhe e sinqertë. Dhe nëse kam një sulm paniku në mes të fotoshopit, e di që ata mund të më ndihmojnë të qetësohem”./tvklan.al