Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Reforma zgjedhore nuk mund të zhbllokohet as nga socialistët e as nga demokratët. Kjo çështje kërkon ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Nënkryetari i PD Bamir Topi shprehet, se socialistët nuk kanë vullnet për të zbatuar pikat e protokollit.

Bamir Topi: “Ne i kemi konsumuar të tëra linjat institucionale, kemi mbajt kontaktin me institucionet, kontaktin me publikun dhe një portë e cila nuk hapet, në mënyrë të vullnetshme, atëherë nuk ka pse ta shqyejmë nga jashtë, duhet të ndërhyjnë faktorët ndërkombëtarë që këtë port ta hapin për të realizuar ato angazhime që ka mbajtur grupi parlamentar i PS, që të bëjnë reformë, përndryshe ky proces është totalisht i bllokuar, i ngecur në vend.”

Gazetarja: “Ndërkohë socialistët çështjen e listave po e kthen në një projektligj për ta miratuar më pas në parlament.

Bamir Topi: “Është një provë tjetër e shmangies së protokollit e nënshkruar më datë 1 Korrik.”

Reforma duket se do të bëhet vetëm nga socialistët nëse demokratët nuk do të bien dakord të nisin punën e komisionit me listat. Sipas bashkëkryetarit socialist Elmaz Sherifi, amendamentet e shqyrtuara për në komision, do t’i shndërrojnë në projektligje që mund të miratohen nga parlamenti.

Elmaz Sherifi: “Unë jam në procesin e marrjes së firmave dhe do të depozitojë, ditën e hënë me siguri byroja parlamentare duhet të ketë nismën e deputetëve për të kaluar me procedurë të përshpejtuar projektligjin e paraqitur nga ekspertët e OSBE-së dhe gjitha amendamentet e tjera për të cilat ajo i ka të depozituar.”

Demokratët janë të vendosur të mos bashkëpunojnë me socialistët për asnjë pikë që parashikohet në rekomandimet e OSBE-ODIHR, pa u mbyllur çështja e balancimit të KQZ./tvklan.al