Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Demokratët do të rikthehen të enjten më 2 Mars në sheshin Skënderbej, në 9 vjetorin e fitores së opozitës, në zgjedhjet parlamentare. Krahas përkujtimit të fitores, sipas kryetarit të PD për Tiranën Vili Minarolli, PD do të protestojë edhe kundër dhunës së ushtruar në këto vite ndaj anëtarëve dhe militantëve të saj.
Në kushtet e dështimit të konsensusit, për zgjedhjet parlamentare të Qershorit, demokratët do të denoncojnë rrezikun e ri të vjedhjes së votave. Sipas selisë blu punonjësit e SHISH, kanë nisur aksionin e manipulimit të listave të votuesve. Konflikti mes forcave politike pritet të ashpërsohet me afrimin e zgjedhjeve të Qershorit./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame