Lajme Arkiva 2003

Për herë të dytë që kur thyen bojkotin parlamentarë në janar të vitit të kaluar demokratët kanë dorëzuar në kuvendin e Shqipërisë kërkesën për heqje të imuniteteve të deputetëve.

Në kërkesën e demokratëve thuhet se një numër shumë i madh politikanësh janë përfshirë në afera të dyshimta për të cilat duhet të kryhen hetime të shpejta serioze dhe rezultative.

Sipas Partisë Demokratike ndjeka penale e personazheve të caktuara të botës së krimit dhe pse sporadike ka hedhur dyshime të rënda për lidhjet e tyre me politikën.

Këto janë arsye që në projektligjin e përmendur nga opozita kërkohet heqja e imunitetit të deputetëve për ndjekjen penale çfarë do të ishte sipas saj një sinjal i duhur që japin deputetët për të treguar vullnetin e tyre kundër krimit dhe përfshirjes së politikës.

Projektligji i paraqitur përcakton se heqja e imunitetit të deputetëve kufizohet vetëm me ndjekjen penale dhe nuk përfshin arrestimin e tyre.

Për këtë procedurë duhet një autorizim nga Kuvendi i Shqipërisë pasi kërkesa e organit të akuzës të ketë kaluar për votim.

Iniciativa e grupit më të madh opozitar në parlament mund të interpretohet si një ftesë për mazhorancën pas miratimit të rezolutës ku parlamenti pranoi kërkesat e liderit të opozitës Sali Berisha për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar./tvklan.al