Lajme Arkiva 2003

Duke shfrytëzuar miratimin e taksave dhe tarifave nëpërmjet një vendimi qarkullues nga Bashkia e Tiranës, demokratët të cilët janë reaguar kundër rritjes së tyre kanë ftuar biznesmenët e vegjël dhe të mesëm ti bashkohen Partisë Demokratike në mitingun e së shtunës.

Sipas kryetarit të demokratëve të Tiranës Vili Minarolli ky miting nuk do të jetë vetëm festiv, por edhe një shenjë për ndryshim.

Vili Minarolli: Përfitojmë nga ky rast për tu bërë thirrje të gjithë atyre që sot përfaqësojnë këtë biznes në Tiranë, të marrin pjesë në mitingun tonë të protestës ditën e shtunë në 22 Mars në sheshin Skënderbej në Tiranë. Ne do të jemi kurdoherë në mbrojtje të biznesit si edhe të iniciativës së lirë të shqiptarëve, si elementët kryesore të ekonomisë së tregut, vendime të cilat i kemi marrë që në dhjetor të viti 90 dhe do të vazhdojmë  gjithnjë në mbrojtje të këtyre vendimeve dhe të këtyre synimeve.

Demokratët nuk kanë dalë në sheshin Skënderbej që prej Dhjetorit të viti 2000 ku filluan protestat pas zgjedhjeve lokale të Tetorit, kur Partia Socialiste morri shumicën në pushtetin lokal dhe që prej atëherë Bashkinë e Tiranës e drejton Edi Rama./tvklan.al