Lajme Arkiva 2003
Prej ditësh njëri prej autotransformatorëve 60 mega në hidrocentralin e Vaut të Dejës qëndron i dëmtuar. Specialistë të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptar e kanë bërë të mundur shkëputjen e tij nga linja, por ende nuk është arritur të hapet për të parë shkallën e dëmit.
Vetëm gjatë pasdites është bërë i mundur transportimi i autotranformatorit për në sallën e montimit të hidrocentralit të vaut të dejës ku më pas pritet ndërhyrja në të. si pasojë e kësaj avarie që prej natës së ndërrimit të viteve qyteti i Shkodrës vuan 30% ndërprerje të energjisë elektrike në ditë.
Përveç kufizimeve të vendosura nga korporata elektroenergjetike shqiptare për mospagesë të faturave. Në hidrocentralin e vaut të dejës që prej 3 ditësh po punojnë specialistë të ardhur nga Tirana, por moti i keq ka sjellë edhe vështirësitë e veta.
Drejtori i prodhimit pranë Korporatës Eletroenergjetike Shqiptare Luigj Pjetri në lidhje me avarinë e shkaktuar nga njëri prej autotransformatorëve në këtë hidrocentral shprehet:
Luigj Pjetri: Në hidrocentralin e Vaut të Dejës për mbulimin e nevojave të rajonit të Shkodrës dhe të Lezhës janë dy autotrnsformatorë të instaluar nga 60 megavolt amper. Tani Shkodra do të ngeli me një autotransformator 60 mega, ndërsa Lezhën ne e kemi furnizuar nga Tirana nga Laçi. Pra Shkodra aktualisht është me një kufizim rreth 25-30% . në këtë situatë të krijuar ne kërkojmë mirëkuptimin dhe angazhimin e të gjithë konsumatorëve të cilët nuk duhet të mbingarkojnë pajisjet e tyre me qëllim që ne të kemi një mundësi për ta finalizuar me një reduktim rreth 20-25% zonën e Shkodrës derisa të zgjidhim problemin e riparimit të këtij auto.
Sipas specialistëve nëse ky autotransformator do të jetë i djegur atëherë do të duhet të blihet një i ri, ndërkohë që Shkodra dhe Lezha do të vuajnë pasojat. Korporata elektroenergjetike shqiptare nuk ka dhënë ende afate, por ka parashikuar se rregullimi i autotransformatorit mund të zgjasë edhe me muaj./tvklan.al