Treni i linjës Tiranë-Durrës ka qenë i detyruar të ndalojë për rreth tre orë udhëtimin e tij për shkak të dëmtimit të transhesë së hekurudhës. Dëmtimi ka ardhur si pasojë e punimeve që kryente shtetasja Vitorie Avdija pronare e një hoteli në Bërxullë. Pronarja e këtij hoteli dëshironte që të lidhte autostradën me anën e një nënkalimi me hotelin e saj. Kështu në kilometrin e 26 të hekurudhës Tiranë-Durrës është dëmtuar linja hekurudhore në një gjerësi prej 4 metrash. Ndërkohë policia ka bërë ndalimin e shtetases Vitorie Avdiaj të cilën e ka shoqëruar për në Komisariatin Nr.4 të kryeqytetit. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe vërtetësisë së dokumentacionit të paraqitur nga e ndaluara si leje për të ndërhyrë në këtë pjesë të hekurudhës. /tvklan.al