Dani Carvajal pësoi një lëndim që do ta mbajë disa muaj larg fushave. Dëmtimi në ligamentin e gjurit të djathtë e shtrëngon qendërmbrojtësin e Real Madrid të operohet ashtu siç e konfirmoi vetë futbollisti në rrjetet sociale.
Një mungesë e rëndësishme për madrilenët ku si profesionit Carvajal numëron 427 ndeshje. Pavarësisht kësaj situate, klubi spanjoll zyrtarizoi rinovimin e kontratës me 32-vjeçarin. Marrëveshja e re përfundon në 30 Qershor të 2026, duke u zgjatur edhe me 1 sezon nga e mëparshmja.
Dani Carvajal ka fituar 26 trofe me Real Madrid mes tyre 6 Champions League dhe 5 herë Botërorin e klubeve. Carvajal u bë pjesë e Los Blancos në moshën 10-vjeçare, duke e zhvilluar thuajse të gjithë karrierën e tij me këtë fanellë, përveç 1 sezoni huazim te Bayer Leverkusen.
Tv Klan