Gjykata në rrethin e Elbasanit ka dënuar Aldo Baren dhe disa persona të njohur si antarë të bandës së Lushnjes me dënime maksimale për vrasjen e shtetasit Artur Daja. Por vendimi është konsideruar i kontestueshëm pas rishqyrtimit në Gjykatën e Apelit në Durrës. Pas kësaj janë shpallur të pafajshëm disa nga antarët e bandës, ndërësa procesi është kthyer për shqyrtim në Gjykatën e rrethit.
Çështja është drejtë dështimit pasi në gjykatë, në seancën e rradhës nuk është paraqitur një ekspert i laboratorit të kriminalistikës, i cili duhet të sillte rezultatet e ekspertizës së krimit, si prova të akuzës ndaj Bares.
Përveç akuzës së vrasjes, ndaj të pandehurve që gjykohen në mungesë, qëndrojnë dhe akuzat për dhunim të varreve, armëmbajtje pa leje, krim bande të armatosur dhe ushtrim dhune. /tvklan.al