Aktorja Ceyda Duvenci, e cila u martua me kolegun e saj Bulent Sakrak në vitin 2015, po “numëron ditët” për ardhjen në jetë të fëmijës së saj të dytë.
Aktorja e Njohur për rolin e Denizit në Serialin Maral, ka një vajzë me emrin Melisa, ndërsa djalin që pritet të vijë në jetë do ta quajë Okan.
Ceyda ka shpërndarë në Instagram fotot ku shihet qartë sa i është rritur barku.
Aktorja së bashku me familjen e saj do të udhëtojnë muajin tjetër drejt SHBA-ve për të sjelle në jetë fëmijën e saj të dytë.
Ndërkohë, media turke ka raportuar se ata do të qëndrojnë në Amerikë për një kohë jo të shkurtër dhe se Sakrak po planifikon të hapë një biznes atje. /tvklan.al