Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Vrasësit e priftit spanjoll Joakim Bernard, të cilët e kanë pranuar krimin e kryer katër vite më parë, u njohën me vendimin e gjykatës. Gjyqtari Arben Kostandini ka vendosur të dënojë secilin prej tyre me nga 16 vjet burg, ose më 1/3 e masës së dënimit që parashikohet nga kodi penal.
Pasi të pandehurit kanë pranuar akuzën dhe kanë këruar gjykim të shkurtuar. Eduard Keçi dhe shoku i tij Edmond Llagami u arrestuan vitin e kaluar, apo tre vjet pas vrasjes ndërkohë që policia zbuloi se gjurmët e gishtërinjve të gjetura në banesën e viktimës Bernard pranë pallateve Agimi, ishin të njëjtë me ato të këtyre personave./tvklan.al