Një nga krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Rustem Mustafa, njohur ndryshe si komandant i kësaj ushtrie është dënuar me 17 vjet burg. Kjo është vendosur nga gjykata e qarkut të Prishtinës pas përfundimit të një procesi të gjatë gjyqsor që zgjati më shumë se një vit. Komandant Remi është dënuar sëbashku me 3 Shqiptarë të Kosovës, ish antarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 3 bashkëpunëtorët e tij, Latif Gashi, Nazif Mehmeti dhe Naim Kadiu kanë marrë dënime nga 13 deri në 5 vjet heqje lirie.
Një vit më parë arrestimi i tyre bëri bujë në rrethet ushtarake, partitë e dala nga lufta dhe në popullsinë Kosovare, madje prej shumë ditësh janë zhvilluar protesta për lirimin e tyre. 3 bashkëpunëtorët e tij, Mehmeti është dënuar me 13 vjet burg, Gashi me 10 vjet dhe Kadiu me 5 vjet heqje lirie.
Ish pjestarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës akuzohen për krime lufte të kryera ndaj civilëve Shqiptarë dhe Serb, përpara dhe pas luftës. Komandant Remi një nga krerët e UÇK në veri të Kosovës, është akuzuar në veçanti për arrestime ilegale, tortura, vrasje dhe keqtrajtime çnjerëzore.
Procesi gjyqsor ndaj 4 eksponentëve të UÇK është shoqëruar me polemika të forta. Nje vit më parë lidhur me arrestimin e bujshëm, zëvëndësi i shtabit të përgjithshëm i trupave mbrojtëse të Kosovës është shprehur se nuk kontenston të drejtën e policisë së UMNIK-ut për të arrestuar pjestarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por shprehin shqetësimin e tyre për mënyrën se si është arrestuar komandant Remi, një nga komandantët më të shquar të luftës.
Sipas avokatit Syla, arrestimi i Rustem Mustafës një vit më parë është bërë me kërkesën e prokurorit ndërkombëtar, arrestimi i ish komandant Remit është bërë në bashkëpunim me forcat e KFOR-it, të cilët e kanë ndaluar atë përpara hotel “Grand” në Prishtinë.
Rustem Mustafa pas luftës ishte komandant i zonës së 5-të, ndërësa para dy vitesh ai është pezulluar për shkak se emri i tij u gjend në një urdhër egzekutiv të presidentit Amerikan George Bush, me të cilin u janë vënë kufizime personave që vlerësohen të rrezikshëm për qëndrueshmërinë në rajon./tvklan.al