Një 27-vjeçar është proceduar penalisht në gjendje të lirë nga policia e Vlorës. I riu bëri një kallëzim se në Zvërnec i kishin vjedhur automjetin “Range Rover” me targa italiane me vlerë 60 mijë Euro.
Për këtë arsye, uniformat blu nisën punën për zbardhjen e rastit. Nga hetimet rezultoi se në fakt i riu kishte bërë kallëzim të rremë.
Ai synonte që të përfitonte kompensim me vlerë 60 mijë euro nga kompania e siguracionit të makinës. Rezultoi se makina ishte fshehur nga ai në një garazh në Tiranë.
“Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Ç., 27 vjeç, banues në Itali”, tha policia në njoftim./tvklan.al